Spanja nderon katër drejtues të policisë shqiptare

Ambasadori spanjoll në Shqipëri Rafael Perez në emër të qeverisë së tij ka dhënë Urdhërin e Mirënjohjes, për katër drejtues të lartë të policisë, mes te cileve nendrejtori i Përgjithshem Agron Kulicaj.

Amabasadori spanjoll u shpreh se medalja eshte nje urdher i Merites i Rojeve Civile ne Spanje, trupa keto qe jane te nderuara nga i gjithe komuniteti spanjoll. Perfaqesuesi i ambasades spanjolle vleresoi kontributin e policise shqiptare, ne luften kunder krimit te organizuar si edhe bashkepunimin midis policive te dy vendeve.

Dekorimi i kater punonjesve te policise vjen pas arrestimit te nje shtetasi shqiptar Astrit Bushi ne Lac. Bushi ka qene nje nder personat me te kerkuar nga Spanja nepermjet Interpolit per shkak se akuzohej per dhjetëra krime ne territorin spanjoll.

Arrestimi i tij ne Shqiperi, beri buje mediatike ne Spanje, pasi laciani me veprat penale te kryera kishte terhequr vemendje te madhe te opinionit publik vendas.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment