Zyrtare, Gasperini emërohet trajneri i Interit

Xhian Piero Gasperini është trajneri i ri i Interit. Lajmi është bërë zyrtar gjatë ditës së sotme. Gasperini ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me Interin dhe do të përfitojë një milionë euro në sezon. Ai do të zërë vendin e brazilianit Leonardo, pas largimit të tij në drejtim të francezëve të PSG. Gasperini nuk ishte në fakt zgjedhja e parë e presidentit të Interit, Masimo Morati. Ky i fundit kërkonte të emëronte njërin prej Villas Boas, Kapelos dhe Mihaloviçit, por që të tre ata refuzuan.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment