Jetimët, të braktisur nga të gjithë

Ministria e Punës por edhe Drejtoria e Konvikteve në Tiranë nuk kanë dhënë ende asnjë zgjidhje konkrete për të rinjtë jetimë, të cilët janë nxjerrë jashtë konviktit të Shkollës Teknologjike, prej disa ditësh.

Nendrejtori i Konvikteve sqaron se ligjerisht keta te rinj nuk duhet te qendrojne ne konvikt, pasi kane perfunduar shkollen dhe Ministria e Arsimit nuk ka rakorduar asnje burse per ta deri ne muajin shtator, me te cilen mund te perballohet ushqyerja gjate ketyre muajve.

E ndersa Drejtoria e Konvikteve sqaron se Ministria e Arsimit dhe e Punes, nuk ka dhene asnje te ardhur prej tyre, Sherbimi Social ka strehuar vetem nje nga te rinjte, ne Shtepine e Femijes “Zyber Hallulli”, Kujtim Kollacin.

“Njëri nga jetimët është 16 vjec dhe për të janë marrë masa që ky fëmijë të kalojë për përkohësisht në një nga institucionet tona. Për vajzën-nënë që kishte një fëmijë 10 muajsh, iu dha mundësia edhe asaj mundësia për t’u sistemuar, por ajo refuzoi. Gjashtë prej te rinjve janë pa status. Eshte pjese e përgjegjësisë së Drejtorisë së Konvikteve që është në varësi të Njesise së Qeverisjes Vendore”, tha Gazmend Zita, përgjegjës për sektorin e fëmijëve.

Per te rinjte e tjere nuk eshte dhene asnje pergjigje konkrete, pasi sipas Sherbimit Social ata nuk perfitojne nga statusi i jetimit. Keta te rinj, nuk kane asnje mundesi strehimi dhe punesimi edhe pse jane rritur pa kujdesin prinderor dhe ne qendra sociale.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment