Zvicra në dijeni për “skandalin” e diplomatit në Prishtinë.

Pas raportimit të televizionit Klan Kosova dhe transmetimit nga disa medie kosovare, edhe mediet zvicerane janë bërë të gjalla rreth skandalit “diplomatik” të ndodhur në Prishtinë.

Konkretisht, në orët e vona të natës së mbrëmshme portali i gazetës 20minuten.ch kanë shkruar për skandalin në të cilin është implikuar tri ditë më parë zëvendësi i ambasadorit të Zvicrës në Prishtinë, raporton “Albinfo”.

Në videon që ka emetuar së pari TV Klan dhe e transmeton edhe 20minuten.ch shihet diplomati zviceran te sporteli i një studio fitnesi në Prishtinë duke "marrë" preparatin për dobësim që kushton rreth 35 euro, në kohën deri sa punëtori i sportelit i kishte kthyer shpinën dhe nuk e shihte.

Sipas 20minuten.ch, diplomati e kishte bërë pagesën, në mënyrë retroaktive, (të nesërmen, pasi "ia kishin përkujtuar" se kishte harruar të paguante) por Ministria e Jashtme e Zvicrës megjithatë është duke e hetuar rastin.

Falë xhirimeve të bëra me kamerën vëzhguese personi ishte identifikuar shpejt dhe ishte njoftuar policia. Por sipas pronarit të studios së fitnesit, Visar Geci, policia nuk kishte dashur të ndërmerrte asgjë dhe nuk i kishte marrë as xhirimet e fshehta, duke thënë se diplomati gëzon imunitet diplomatik.

Policia ishte aktivizuar vetëm të martën, pasi që Klan Kosova kishte emetuar videon dhe deklaratën e Gecit.

Departamenti i Punëve të Jashtme i Zvicrës (EDA) ka konfirmuar se është në dijeni për rastin. Ai po udhëheq një hetim në të cilin është përfshirë edhe policia kosovare, thuhet në një komunikatë me shkrim të këtij departamenti. Pasi të kemi në dorë rezultatet, do të merret vendimi për veprimet e ardhshme.

Por, vazhdon EDA: “Është e qartë se ne nuk tolerojmë shkelje të ligjit nga diplomatët tanë në shtetet ku ata punojnë si diplomatë”. 

(telegrafi.com)



No comments:

Post a Comment