Në pranga trafikantët e heroinës në Athine, midis tyre nje shqiptar.

Rrugën që të çon drejt dhe në burg do të ndjekin, një shqiptar 32-vjeçar dhe bashkëpunëtorja e tij e cila është një 26-vjeçare nga Rumania, me akuzën për posedim të drogës dhe trafikim heroine.


Mësohet se dy personat, “furnizonin” trafikantët e “vegjël” në Athinë .

Sherbimi i Antidroges i policise greke, pas përdorimit të informacionit që dispononte prej disa ditësh, arriti me sukses arrestimin e dy autorëve gjatë ditës së djeshme në qëndër të Athinës.

Personat e arrestuar posedonin 3.557 gram heroinë, 550 euro, tre celular, një peshore elektronike, dhe që sigurisht u sekuestruan si provë materiale nga policia.

(albanews.gr)



No comments:

Post a Comment