Zëri i lartë çon në arrestimin e të kërkuarit

Autoritetet në Delaware thanë se një person i kërkuar në Maryland ishte arrestuar në një motel, pasi e kishin dëgjuar tek fliste në telefonin e tij se ishte i kërkuar nga policia.

Zyra e sherifit të Wicomico County tha se klientët e hotelit kishin telefonuar 911 pasi kishin dëgjuar Richard Vermalyean, 32 vjeçar, duke folur me zë të lartë në telefonin e tij për faktin se ishte i kërkuar nga policia.

Përfaqësuesit e ligjit thanë se mbi Vermalyean rëndojnë dy akuza për vjedhje.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment