Shet veshkën për të blerë një iPad2!

Një i ri në Kinë ka nxitur zemërim në mbarë vendin pasi ka shitur veshkën e tij për blerë një iPad2. Xiao Zheng, 17vjeçar, nuk ishte në gjendje të përballonte çmimin e një prej kompjuterave tabletë të cilat shihen si një simbol pasurie në vendin lindor.

Por ai zbuloi një reklamë e cila u ofronte para njerëzve të shëndetshëm, të gatshëm që të kenë veshkën e tyre të hequr në një operacion rraskapitës. Adoleshenti Zheng u qortua nga e ëma kur zbuloi operacionin, i cili ka nxitur një protestë në Kinë.

"Unë doja një iPad2, por nuk kisha para për ta blerë. Kur unë kërkova në internet gjeta një reklamë të postuar online që thoshte se ishin të gatshëm të paguanin një shumë të madhe parash për të blerë një veshkë" tha adoleshenti për Shenzhen TV.

Kirurgët privatë kishin marrë një dhomë në një spital (në një qytet tjetër) në mënyrë që të kryenin procedurën e rrezikshme më 28 prill. Zheng ishte liruar pas tre ditësh dhe i ishin dhënë 1,884 stërlina për organin.

Ai bleu një iPad2 dhe një iPhone, por kur u kthye në shtëpi, mamaja e tij dyshuese deshi të dinte se nga kishin ardhur mallrat. Zheng pranoi se kishte bërë operacion dhe i tregoi asaj shenjën e madhe në trup. Ai ka vuajtur nga komplikimet që nga operacioni.

Policia është lajmëruar por deri tani ata nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tre personave që kishin organizuar operacionin.

Ky lajm ka shkaktuar zhurmë në Kinë me njerëzit që ankohen se materializmi ka shkatërruar moralin tek të rinjtë.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment