Shitjet e albumit të Lady Gaga arrijnë 1.1 milionë

Albumi i ri i Lady Gagas, "Born This Way", është shitur në 1.1 milionë kopje javën e kaluar në SHBA dhe është në vendin e parë të listës Billboard të albumeve më të shitur.

Ky është albumi i parë i këngëtares në vendin e parë të listës, pasi pozitat më të larta që kishin arritur albumet e saj të mëparshme, “The Fame” dhe “The Fame Monster” ishin përkatësisht vendi i dytë dhe i pestë.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment