Zemra e re artificiale pa puls.

Një viç 8-muajsh i quajtur Abigail nuk ka zemër dhe nuk ka puls. Nëse do të bëhej lidhja me një monitor EKG, ai do të tregonte një vijë të drejtë - por në fakt Abigail është gjallë, dhe duket krejtësisht e padëmtuar.



Abigail është subjekti i një teknologjie eksperimentale në lidhje me funksionimin e një zemre të re artificiale, e cila është në gjendje të mbajë pacientin gjallë, pavarësisht faktit se nuk prodhon rrahje zemre, raporton MedicalXpress.

Teknologjia është një ide e mjekëve Billy Cohen dhe Bud Frazier, të cilët kanë kaluar vite duke u përpjekur të krijojnë një zemër artificiale e cila nuk do të shpenzohet, prishet, apo shkaktojë mpiksje dhe infeksione.

Craig Lewis, një 55 vjeçar i cili nuk kishte shumë për të jetuar, pasi vuante nga amyloidosis, ishte "prova" e parë. Pasi mjekët i thanë se kishte vetëm 12 orë për të jetuar, Lewis i lejoi doktorët për të futur pompat e reja në gjoksin e tij. Pajisja punoi për mrekulli, dhe Lewis arriti të jetonte edhe një muaj, përpara se sëmundja të prekte edhe organet e tjera.

Edhe pse teknologjia ka ende nevojë për të kaluar miratimin e FDA-së, dhe një prodhues duhet të gjendet, Cohn dhe Frazier janë optimistë se pajisja e tyre mund të bëhet e ardhmja e teknologjisë artificiale të zemrës./zoneelire.blogspot.com/



No comments:

Post a Comment