Ashley Cole dhe Cheryl, sërish bashkë?

Cheryl Cole duket se ka vendosur të kthehet përsëri tek Ashley Cole. Këngëtarja ka kaluar natën e së shtunës në shtëpinë 5 milion dollarëshe të ish-çiftit në Surrey.

Cheryl, e cila kohët e fundit humbi vendin e saj si gjyqtare në versionin amerikan të X Factor, duket se ka gjetur ngushëllim në krahët e ish-burrit të saj.

Cheryl dhe Ashley Cole u martuan në korrik të 2006, por u divorcuan shtatorin e vitit të kaluar.

"Ata po thonin se ishte një natë e veçantë. Kujtuan kohët e vjetra duke luajtur bilardo, duke pirë duhan dhe disa pije. Nuk ka pasur situata të pakëndshme midis tyre, dhe për më tepër të dy u ndjenë shumë rehat" tha një burim i afërt me ta për News of the World. 

(albeu.com)



No comments:

Post a Comment