Jep dorëheqje pasi fiton një milion funta

Pasi që ka fituar në lotari një milion funta, britaniku Glen Kristi ka arritur atë që e ëndërrojnë shumica – thirri shefin dhe në mënyrë demonstrative dha dorëheqje.

Javën e kaluar, para se të shkonte në punë, ai zbuloi se është bërë i pasur për një shumë të pabesueshme prej një milion funtash dhe në vend se të merrej me ndërrimin e gypave të prishur të ujësjellësit, vendosi të thërrasë shefin dhe të japë dorëheqje.

“Pasi që kam kuptuar se kam fituar para në lotari, thirra shefin që ta lajmëroj për dorëheqje. Ktheva automobilin zyrtar dhe shkova të festoj”, ka thënë plot emocione Kristi 38-vjeçar.

Pak ditë më vonë ai ka thirrur njërin nga ish-kolegët dhe e ka pyetur nëse shefi ishte zemëruar me veprimin e tij, por ky i fundit nuk ishte mërzitur shumë.

Fituesi i shpërblimit të madh të parave ka thënë se së shpejti do të paguajë të gjitha borxhet dhe së bashku me bashkëshorten do të vendosin se me çfarë të merren në jetë.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment