Zbulohen gjenet që shkaktojnë migrenën

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar 3 gjene që lidhen me migrenën,e cila shkakton dhembje të madhe në kokë.
Një nga gjenet e identifikuara shpjegon përse gratë janë më të prekura nga migrena.
Ekipi shkencor i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Harvardit zbuloi variante të 3 gjeneve që hasen në viktimat e këtij sindromi.
Migrena shoqërohet me simptoma si marrje mendsh si dhe ndjeshmëri e fortë ndaj dritës. Deri më tani nuk diheshin shkaqet specifike të kësaj sëmundjeje, kurse zbulimet do të botohen në revistën britanike “Nature Genetics”./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment