Policia sekuestron arsenal me municion dhe armë jugosllave, banorët protestojnë.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Rajonale të Ferizajt ka zhvilluar një operacion kontrolli ne fshatin Sevce të Komunës së Shtërpcës.
Burimet zyrtare policore informuan se gjatë këtij operacioni policor është gjetur dhe sekuestruar sasi e madhe municioni dhe armëve të zjarrit.

Policia konfirmoi se armatimi dhe municioni janë prodhim jugosllav. I tërë ky municion i llojeve të ndryshme dhe armët janë gjetur në një objekt të pabanuar – Mulli të ujit i cili ishte jofunksional.

Gjatë operacionit ka pasur reagime të banorëve të fshatit në shenjë pakënaqësie lidhur me zhvillimin e operacionit policor, mirëpo situata është menaxhuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë incident.
Operacioni është mbështetur gjatë gjithë kohës nga Njësitë Speciale Operative, Njësia për Mbrojtje nga Eksplozivet dhe Njësiti i Krimiteknikës.
Lloji Modeli Sasia
Mitraloz kundërajror (komplet me të gjitha pajisjet përcjellëse) 20 mm 1
Minahedhës (komplet me të gjitha pajisjet përcjellëse) 60 mm-M-73 1
Municion për Mitraloz kundërajror 20 mm 260 copë (2 arka x 100+1 arka x 60 )
Predha për minahedhës 60 mm M-57 33 copë (2 arka x 12+1 arkë 9)


(noa.al)

No comments:

Post a Comment