Zamparini: Pastore mund të transferohet te Chelsea

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka thënë se Chelsea mund të blejë mesfushorin e tij, Javier Pastoren.“Pastore absolutisht që është një top-lojtar ndërsa për të janë në garë tre deri në katër klube. Agjenti i tij është duke pritur me qetësi”.

“Chelsea është duke e kërkuar atë por ne do të shohim se çfarë do të thotë trajneri i ri, Andres Villas-Boas. E njëjta gjë shkon edhe për Juventusin pasi drejtori e dëshiron Pastoren ndërsa Conte jo”.

“Për momentin unë jam në Angli por jo për ta shitur Pastoren”, tha Zamparini.

(lajmesport.com)




No comments:

Post a Comment