E rreh vëllai i burrit, kunata e çon në burg

Dhuna brenda familjes ka goditur sërish, këtë herë në Suharekë të Kosovës.
Nuk bëhet fjalë as për zënie dhe goditje mes burrit e gruas dhe as mes vëllait me vëllanë, por këtë herë kunati ka dhunuar mizorisht gruan e të vëllait.

Mësohet se shkak për këtë është bërë një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës femër, ku pas debateve me fjalë kunati e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Por kjo ngjarje nuk ka kaluar në heshtje pasi viktima menjëherë e ka denoncuar të vëllanë e të shoqit duke iu nënshtruar më tej kujdesit mjekësor në Shtëpinë e shëndetit në Suharekë.

Pas kësaj agresori është vënë në pranga, deri në përfundim të hetimeve për rastin.

Gjithsesi policia e ka njoftuar rastin nëpërmjet një komunikate, por nuk ka dhënë identitetin e tyre, nën argumentin për pritjen e plotë të hetimeve.

(noa.al)




No comments:

Post a Comment