Gjykatësi vendos: Timoshenko, përballë drejtësisë

Një gjykatës ka vendosur që rasti kundër ish kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko, do të dëgjohet të mërkuren.
Ajo akuzohet për abuzim me pushtetin dhe se mund të përballet me dënimin me shtatë vjet burg nëse shpallet fajtore. Gjykatësi, Rodion Kirijev, e ka marrë këtë vendim të shtunën, ditën e dytë të seancës dëgjimore që ka të bëjë me këtë rast të nivelit të lartë.

Timoshenko akuzohet për nënshkrimin në mënyrë të fshehtë të marrëveshjes së vitit 2009, në mes të Gazpromit rus dhe kompanisë shtetërore ukrainase, Baftogaz, me qëllim që t’i jepet fund problemeve rreth çmimit të gazit. Ajo i ka hedhur poshtë këto akuza duke i quajtur politikisht të motivuara.

(panorama.com.al)





No comments:

Post a Comment