Yjet nuk largohen

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka bërë të ditur se Wesley Sneijder, Samuel Eto’o dhe Maicon kanë njoftuar klubin se duan të mbetem me Nerazzurrët edhe për sezonin e ardhshëm.

Ylli holandez Sneijder në kohën e fundit spekulohet se mund të transferohet në Chelsea ose Manchester United, ndërsa sulmuesi kamerunas Eto’o ka thënë së fundmi se do të ishte i interesuar të luante në Premierligë.

Megjithatë, Moratti është optimist se Inter do t’i mbajë ata të dy, përfshirë edhe mbrojtësin brazilian Maicon, i cili është përmendur si objektiv transferimi i ish trajnerit të gjigantit milanez, Jose Mourinho, i cili aktualisht drejton Real Madridin.

“Ajo që mund të them është se kam biseduar me Maiconin, Sneijderin dhe Eto’on dhe ata të gjithë më kanë thënë se duan të vazhdojnë me ne”, tha Moratti për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Moratti po ashtu qetësoi frikën rreth të ardhmes së qendërmbrojtësit brazilian Lucio, pasi menaxheri i tij kishte thënë se 33 vjeçari pret lajmin rreth trajnerit të ri të ekipit para se të vendosë për të ardhmen e tij në Giuseppe Meazza.

“Këto janë vetëm komente të cilat janë bërë për të ndezur gjërat sado pak”, theksoi Moratti. Inter është në kërkim për një trajner të ri pas vendimit të Leonadros të kalojë në Paris Saint Germain në rol teknik dhe të dielën klubi njoftoi se nuk do të ndjekë trajnerin e Portos, Andre Villas Boas, për shkak të 15 milionë eurove dëmshpërblim në kontratën e tij me gjigantin portugez.

Shumë trajnerë spekulohen me pankinën e Nerazzurrëve, përfshirë selektorin e Anglisë, Fabio Capello, ish menaxherin e West Hamit dhe trajnerin e Fiorentinës, Sinisa Mihajlovic (ish futbollist i Interit), por Moratti nuk e do të ngutet rreth vendimit.

“Mendoj se kemi kohë për të marrë një vendim të rëndësishëm për Interin. Nuk është sikur duhet të vendosim gjatë vikendit. Nuk mendoj se kemi shqetësuar asnjë trajner të ekipeve tjera. Villas Boas kishte një dëmshpërblim në kontratën e tij dhe ne sigurisht se nuk do ta ndjekim atë. Të tjerët janë të gjithë të lirë, andaj do të shfrytëzojmë kohën për të bërë një zgjedhje të mirë”, përfundoi ai.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment