Shqipëria nuk surprizon, humbet 4-0 përballë Argjentinës

Shqipëria nuk ka mundur të bëjë asgjë në miqësoren e luksit me Argjentinën, duke humbur me rezultatin 4-0.

Ndeshja është dominuar totalisht nga argjentinasit, ndërsa lojtarët shqiptarë nuk kanë mundur dot ta ndalin Mesin, që ka shënuar një gold he ka dhënë dy asiste për Lavecin dhe Agueron. Goli i katërt u shënua nga Tevezi.

Shqipëria, e cila në këtë ndeshje ishte me mungesa të shumta, nuk ka gjuajtur asnjë herë në portë dhe gjatë gjithë ndeshjes është mbrojtur.

Gjithsesi, gjërat mund të vinin edhe më keq, duke parë lojën e zhvilluar, pasi Shqipëria mund të kishte pësuar një goleadë.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment