Rriten incidentet raciste në Zvicër

Incidentet raciste në Zvicër janë në rritje, konstaton një raport i publikuar të hënën nga grupe për të drejtat e njeriut, në të cilin akuzohen politkanët se po i kontribuojnë këtij trendi.

Meshkujt myslimanë dhe të zinj janë në mesin e viktimave në 178 rastet e regjistruara në vitin e kaluar, thuhet në studimin e Komisionit Federal kundër Racizmit, të cituar nga Agjencia France Press.
Grupi thotë se votimet për të ndaluar ndërtimin e minareve dhe kthimin prapa të kriminelëve të huaj, të inicuara nga Partia e Popullit e krahut të djathtë, janë të lidhura direkt me rastet.
“Pas votimit mbi minaretë, myslimanët kanë qenë në shënjestër”, i ka thënë AFP-së, drejtori i komisionit, Doris Angst.
Raporti thotë se në shumicën e rasteve ka pasur abuzime verbale, por nuk janë përjashtuar as lëndimet fizike.
(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment