Walcott shpreson në transferime

 
Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, shpreson se menaxheri Arsene Wenger do të bëjë transferime gjatë verës, për ta përforcuar skuadrën para sezonit të ri.

“Ne duhet të fajësojmë veten pse nuk e kemi zënë pozitën e dytë dhe tani duhet të sigurohemi që të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Do të jetë mirë të shohim lojtarët të cilët do të largohen dhe do të vijnë. Te një klub i madh si Arsenali duhet të fitosh tituj dhe ka kohë që kjo nuk është bërë”.

“Ne e dimë se sa zhgënjyese është për tifozët, por si lojtarë ne duam të kthejmë vëmendjen kah titujt të cilët tashmë i kemi fituar si klub”, deklaroi Walcott. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment