Toshiba Thrive më i lirë se iPad2

 
Toshiba ka njoftuar hyrjen e saj më të re në tregun e tabletave, pajisjen e quajtur Thrive.

Prodhuesi japonez i pajisjeve elektronike i ka vënë modelit hyrës një çmim prej $429, që është më i lirë se iPad 2.

Kompania tha se modeli bazë i saj vjen me wireless dhe është për konsumatorët që i përdorin tabletët në shtëpi. Tableti del në shitje në SHBA më 10 Korrik.

Suksesi i iPad-it të Apple-it ka frymëzuar shumë kompani kompjuterësh dhe pajisjesh elektronike për të hyrë në segment.

Samsung ka lançuar tabletin e saj Galaxy, ndërsa Sony ka njoftuar gjithashtu hyrjen e saj me dy modele të reja.

Ndërsa asnjëra nuk ka qenë në gjendje të dëmtojë aksionet e Apple-it në treg, Toshiba tha se kërkesat për produkte të tjera po rriteshin gradualisht.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment