VV: Reforma e sistemit zgjedhor, mbulim kozmetik i manipulimeve

Lëvizja Vetëvendosje në nëj konferencë për shtyp ka folur lidhur me reformat në sistemin zgjedhor ku ka deklaruar se ndryshimet në ligjin zgjedhor, me anë të ngritjes së komisioneve si pjesë e marrëveshjeve politike, nuk po bëhen për interesa të republikës por me qëllim të mbajtjes së pushtetit me të gjitha mënyrat e mundshme.

“Kjo është edhe më e qartë kur me anë të këtyre komisioneve nuk synohet zgjedhja e problemit të vërtetë me të cilin tash e tri palë zgjedhje ballafaqohemi e që është vënë në dukje nga Lëvizja VETËVENDOSJE! gjatë zgjedhjeve të fundit nacionale, pra manipulimin dhe vjedhjen e votës së sovranit, nga po të njëjtat subjekte që tani propagandojnë reformën zgjedhore”, u tha në konferencë pë shtyp.

Pushteti me përkrahjen e të ashtuquajturës opozitë konstruktive po bën të pamundurën për ta harruar dhe minimizuar dhunimin e votës së qytetarit me 12 dhjetor, 9 janar dhe 23 janar dhe për ta barazuar kriminelin me viktimën. Pra, ata që kanë vjedhur ose kanë udhëzuar manipulimin sistematik të votës së sovranit duke futur në përdorim gjithë mekanzimin shtetëror dhe partiak në funksion të vjedhjës, tani po të njëjtit mundohen të fshihen prapa komisioneve të tilla, shton Vetëvendosja.

“Tentativa për të zhvendosur vëmendjen nga ndjekja penale në diskutimin e sistemit zgjedhor e atyre që kanë manipuluar dhe atyre që kanë kërkuar këtë manipulim, e që edhe mund të jenë të ulur në sallën e kuvendit, nuk pin ujë. Edhe një herë i bëjmë thirrje organeve të drejtsisë që gjitha rastet që lidhen me manipulimin e votës së sovranit të ndëshkohen dhe në këtë mënyrë të filloj kthimi i besimit të humbur në procesin e zgjedhjeve”.

Lëvizja Vetëvendosje! i sheh këto komisione si “një kozmetikë e vendosur mbi fytyrën e vërtetë të procesit zgjedhor të 12 dhjetorit, me qëllim të shmangies së vëmendjes nga nevoja që të kthehet besimi tek qytetari në sistemin zgjedhor duke ndëshkuar manipuluesit e votës dhe patronët e tyre. Fundja si mund të vlersohet një ligj zgjedhor kur i njejti nuk është zbatuar asnjëherë në plotninë e tij”.

Procesi i reformimit të sistemit zgjedhor duhet të sigurojë një debat gjithpërfshirës dhe kualitativ, duke filluar prej qytetarëve e deri tek akterët politikë, deklaron më tej kjo lëvizje. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment