Jahjaga dhe Thaçi në drekë pune

Presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë patur të mërkurën një drekë punë në restorantin “Tiffany” në Prishtinë, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, për procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës dhe për aspekte të tjera të politikave zhvillimore dhe integruese të vendit.

Gjatë takimit, kryeministri Thaçi ka ritheksuar vullnetin dhe përgjegjësinë e plotë institucionale dhe politike për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer me presidenten Jahjaga, në funksion të avancimit të proceseve demokratike të vendit.

Sipas një njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Thaçi ka theksuar se pas aprovimit nga Qeveria të Strategjisë për përmbylljen e procesit të njohjeve, do të rritet koordinimi mes Qeverisë, Presidencës, Kuvendit, shoqërisë civile dhe procesi i njohjeve të reja do ta ketë rrjedhën e vet edhe më rezultative.

Kryeministri Thaçi dhe presidentja Jahjaga janë pajtuar që të vazhdohet puna e të gjitha institucioneve të Kosovës në përmbushjen e plotë të kritereve dhe standardeve evropiane, në kuadër të agjendës evropiane të vendit. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment