Liverpool të sigurojë shërbimet e Donit

Liverpooli raportohet se do të transferojë portierin e Romës, Alexandre Doni, për 1 milionë funte.

Daily Mail shkruan se Liverpool pritet të kompletojë një marrëveshje në vlerën e 1 milionë funteve për portierin e Romës, i cili do të ishte mbulesë për portierin e parë Pepe Reina.

“Kam folur me klubin (Romën) dje dhe ata më kanë konfirmuar se janë duke biseduar me Liverpoolin për të arritur marrëveshje në lidhje me transferimin e Donit”.

“Sapo marrëveshja të arrihet në mes dy klubeve, ne do të fillojmë të negociojmë kushtet personale me Liverpoolin. Doni do të ishte shumë i lumtur t’i bashkohet Liverpoolit dhe të luajë në Ligën Premier”, ka thënë agjenti i lojtarit, Ovidio Colucci. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment