Vrasja, një lokal me emrin “Emmy”

Këngëtarja Emmy (Elsina Hidershaj), prej katër muajsh nuk jeton më, por familja e saj, vëlle-zërit dhe babai, duket se kanë gjetur një mënyrë origjinale për ta përjetësuar 21-vjeçaren në kujtesën e tyre.Prej mëngjesit të datës 28 shkurt Emmy vdiq në reanimacionin e Spitalit Ushtarak pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë. Ajo gjeti vdekjen si pasojë e aksidentit teksa po mbahej në makinën e biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi, i cili u la i lirë tri ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, që e dënoi njëherësh me një vit e katër muaj burg, por e pezulloi këtë masë dënimi. Ata i kanë vendosur emrin “Emmy” lokalit të tyre në zonën ku banojnë në Tiranë, për të mos e harruar kështu asnjëherë vajzën 22-vjeçare. Ajo shfaqet duke buzëqeshur në emisione të ndryshme dhe këngët e saj, që ndoshta jo rastësisht prej katër muajsh dëgjohen më shpesh, ndërsa të afërmit thonë se ndërsa shikojnë videot në fjalë, besojnë se ajo ende jeton. Ata tashmë e dinë që Elsinën nuk mund ta sjellin më në jetë, por kanë gjetur një mënyrë për të mos u ndarë prej saj. Mendimi i parë që u ka ardhur në mendje, fillimisht babait të saj, Ali Hidershës, e më pas është mbështetur edhe nga vëllezërit dhe motra e Emmy-t, ishte që të kenë një lokal me emrin e saj. “Fillimisht ky ka qenë restorant në kohën kur Emmy ishte gjallë. Kur ndodhi ngjarja, ne e mbyllëm. Nuk kishim më as dëshirë, as vullnet që të merreshim me biznes në atë kohë. Më pas na e kërkuan me qira që ta përdornin si zyrë elektorale gjatë fushatës dhe e dhamë”, shprehet vëllai i Emmy-t, Emiljano Hidersha. Më pas ai tregon se gjatë kohës kur restoranti ishte i mbyllur, babai dha një mendim që lokali t’i dedikohej plotësisht Emmy-t, si një kujtim për të dhe që ajo të dukej sikur ishte ende pranë tyre. “Lokali që kemi do të mbajë emrin e Emmy-t. Sapo ta hapim sërish, do të shkruajmë emrin e saj”. Kjo ka qenë ideja e Ali Hidershës, i cili ende nuk është pajtuar me vdekjen e së bijës.
LOKALI ME EMRIN “EMMY”


Lokali me emrin e Emmy-t, këngëtares së vdekur

Sapo kalon Digën e Liqenit Artificial në Tiranë, hyrjen e Kopshtit Zoologji dhe ecën përgjatë rrugës që të çon në Saukun e Vjetër, në katin e parë të një blloku pallatesh ndodhet lokali i Ali Hidershës, babait të këngëtares Emmy. Vetëm disa metra më larg ndodhet edhe shtëpia ku banon familja e këngëtares. Po të kalosh para lokalit arrin ta njohësh vetëm nga familjarët e këngëtares që qëndrojnë aty pothuajse gjithë ditën. Ndërsa kur ulesh për të pirë një kafe, shikon të skalitur, me shkronja të mëdha emrin “Emmy”. Në tavanin e lokalit është shkruar me mermer emri i artit të këngëtares Elsina Hidersha, “Emmy” dhe rreth emrit janë skalitur yje dhe çelësi i solit, që ajo i kishte tatuazh në sup dhe në krah. “Nuk ka shumë që e kemi vendosur emrin e Emmy-t në lokal. Por do të shtojmë edhe gjëra të tjerë”, tregon vëllai, Emiljano. Sipas tij, në të gjitha faqet e murit të lokalit do të vendosen fotografi të saj, do të gdhenden në mur në formën e pikturës. Ndërsa me kalimin e kohës në sfond do të dëgjohen vetëm këngët e Emmy-t, që kushdo që të jetë në lokal të mendojë se ajo është ende gjallë.


(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment