Vlerësim me medalje duke vështruar drejt së ardhmes

Të martën në mbrëmje (07.06.) kancelarja gjermane Angela Merkel mori në Uashington Medaljen e Lirisë të SHBA-së, nderimin më të lartë civil që jepet në këtë vend. Ky ishte edhe kulmi i vizitës shtetërore të Merkelit, i cili filloi të hënën me një darkë të përbashkët me presidentin Obama në një restaurant të Uashingtonit. Dorëzimi i medaljes u zhvillua gjatë një banketi shtetëror për kancelaren në Shtëpinë e Bardhë.

19 të shtëna në ajër dhe fanfarë në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë - me nderime të larta ushtarake presidenti amerikan Barack Obama, priti mysafiren e tij nga Gjermania. Kanë kaluar 16 vjet që kur një kryeministër gjerman është pritur me nderime të tilla: Helmut Kohl quhej mysafiri i atëhershëm në Shtëpinë e Bardhë.

Por Angela Merkel, e cila konsiderohet ndryshe edhe si "vajza" e Kohlit ka kohë që është emancipuar nga babai i saj shpirtëror. Se kohët kanë ndryshuar u dëshmua edhe me mosmarrëveshjet e shfaqura tek aleatët në të kaluarën. Bëhet fjalë për pikëpamjet e ndryshme për rrugëdaljen e duhur nga kriza financiare, abstenimin gjerman në votimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Libinë dhe kthesa e papritur e Merkelit në politikën bërthamore. Nga ana tjetër presidenti amerikan, akuzohej se nuk po e konsideronte më si shtyllë qendrore të politikës së jashtme aleancën transatlantike. Të dyja palët u përpoqën gjatë vizitës që të largojnë konfuzionet transatlantike

Në fjalën përshendetëse para Shtëpisë së Bardhë Obama, theksoi se Merkel është kryeministrja e parë nga Evropa që pritet me nderime të tilla në Uashington. Aleanca transatlantike është themeli i përpjekjeve amerikane për të promovuar paqen botërore dhe prosperitetin: "Dhe Gjermania, në zemër të Evropës është një prej aleatëve tanë më të fuqishëm. Kancelarja Merkel është një prej partnerëve të mij më të ngushtë, në mbarë botën."

Kancelarja gjermane kujtoi në fjalimin e saj bazën e marrëdhënieve transatlantike:

"Kur muri dhe telat me gjemba ndanin Gjermaninë dhe Evropën, Amerika qëndronte konseguente në anën e lirisë dhe ne gjermanëve, e vendosur në rrugën tonë për bashkim dhe liri. Këtë ne nuk do ta harrojmë kurrë."

Me ndarjen e medaljes së lirisë tregohet lidhja e veçantë mes dy vendeve, tha Merkel. Por në konferencën e shtypit në mesditë Merkel sqaroi se megjithë këtë lidhje të dy vendet mund të kenë pikëpamje të ndryshme. Sa i përket misionin në Libi ajo tha se:

"Nuk mundet secili t'i bashkohet të gjithave çfarë bën tjetri."

Megjithatë amerikanët presin nga gjermanët ende mbështetje në të gjitha çështjet e rëndësishme dhe inatosen kur nuk e marrin këtë mbështetje. Kështu duhet të kuptohet edhe nga ndarja e medaljes për kancelaren Merkel sqaron diplomati amerikan Robert Gerald Livingston, jo si një çmin për të kaluarën e fizikantes nga Gjermania Lindore, e cila arriti të bëhet kryeministrja e parë e Gjermanisë. Obama shpreson që kështu të përmirësohen raportet me Merkelin dhe që gjermanët të luajnë një rol më të madh në politikën botërore.

Një mundësi e mirë do të ishte ndërmjetësimi në konfliktin e Lindjes së Mesme:"Nëse me të vërtetë ne mund të llogarisim në atë që gjermanët të na ndihmojnë në Lindjen e Mesme atëherë unë besoj që do të përmitësohen edhe raportet."Të dyja palët u përpoqën gjatë vizitës që të largojnë konfuzionet transatlantike, të shkaktuara kryesisht nga abstenimi i Gjermanisë në votimin për rezolutën e Libisë në KS të OKB-së

Konflikti në Lindjen e Mesme ishte në të vërtetë një temë, për të cilën u diskutua gjerë e gjatë mes Obamës dhe Merkelit e cila në Uashington arriti e shoqëruar nga një delegacion i madh. Të dyja palët u shprehën sërish për një zgjidhje me dy shtete dhe sqaruan se synimi i palestinezëve, që deri në shtator të arrijnë një njohje ndërkombëtare të një shteti palestinez në asmablenë e përgjithshme të OKB-së, nuk është rruga e duhur.

Ndërsa sa i përket Libisë, presidenti amerikan tha se pas rrëzimit të diktatorit Gaddafi, pret "mbështetje të gjerë nga Gjermania". Merkel premtoi ndihmë ndër të tjera në rindërtimin e institucioneve shtetërore në Libi.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment