Ministri britanik: Të vendoset dialogu

Ministri Britanik i Shtetit për Europën, David Lidington, u shpreh gjatw vizitws qw po zhvilon nw Shqipwri, se “ngërçi i krijuar në Shqipëri duhet të kapërcehet”

“Miqtë e Shqipërisë në Bashkimin Europian duan që ngërçi të kapërcehet dhe për këtë duhet që liderët të rivendosin dialogun dhe të vazhdojnë procesin e integrimit”, tha ministri britanik pas takimit me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto.

“Për ne nuk ka rëndësi rezultati, por e rëndësishme që të kemi një qeveri dhe një opozitë kushtetuese. Për këtë kërkohet angazhim dhe përkushtim i të gjitha palëve”, theksoi ai.

Zoti Lidington përshëndeti Kolegjin Zgjedhor për publikimin e arësyetimit ligjor, por shtoi se nuk i ka lexuar shpjegimet që ka dhënë Kolegji. Ai theksoi se “ajo që ka rëndësi është që pas përfundimit të këtij procesi dhe daljes së rezultatit, opozita ta vëre qeverinë në pozita pune, që ajo të japë llogari për punë që kryen”.

Ministri britanik shtoi se nga ana tjetër, edhe opozita duhet të përballojë sfidën e saj ndaj qeverisë. “Kjo realizohet përmes Parlamentit”, tha ai.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment