Vjedh paratë në lavazh, zbulohet i mituri

Një i mitur është zbuluar si vjedhësi i 150 mijë lekëve të reja në një pikë lavazhi makinash në fshatin turistik të Velipojës në Shkodër.

Paratë e vjedhura ishin brenda makinës në pronësi të shtetasit 47-vjeçar S. S., i cili pas konstatimit të humbjes së parave ka bërë dhe kallëzim penal.

Falë hetimit policia e Shkodrës kapi si autor të vjedhjes 16-vjeçarin Xhulio H., lindur e banues në fshatin Barbullush, në Komunën Bushat të qytetit të Shkodrës.

Pas kapjes, 16-vjeçarit iu gjetën edhe paratë e vjedhura, të cilat i mituri i kishte fshehur tek një makineri pastrimi.

16-vjeçari Xhulio H. do të procedohet penalisht nga Prokuroria e rrethit për vjedhje.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment