Vietnam, të dënuarit me vdekje do të vriten me injeksion në vend të pushkatimit.

Me injeksion vdekjeprurës dhe jo me pushkatim, do të zbatojnë tashmë ligjin e dënimit me vdekje, autoritetet përkatëse në Vietnam, deklaroi një zyrtarë i lartë i policisë vietnameze.


Sipas gazetës Nguoi Dua Tin e cila doli në qarkullim sot, ndryshimi i mënyrës sëekzekutimit ka për synim të “zvogëlojë dhimbjen fizike të të dënuarve dhe gjithashtu do të ofrojë lehtësim psikologjik për ata të cilët imponojnë dënimin”, ka thënë brigadieri i policisë, Cao Ngkok Oanch.

Qeveria tashmë përgatit ambiente të veçanta në burg ku të dënuarit me vdekje do të ekzekutohen me injektim vdekjeprurës, tha Oanch.

Kjo metodë përdoret kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë që policia në Vietnam ka sugjeruar, për herë të parë, të ndalohet përdorimi i ekzekutimeve me armë në fillim të vitit 2006, me argumentin, se ishte konstatuar se shkaktonin çrregullime psikologjike tek anëtarët e tyre dhe kjo kishte si rrjedhojë, që shumë prej tyre të jepnin dorëheqjen.

Vlen të theksohet, se në Vietnam, një nga vendet e shumta të Azisë ku ligji i dënimit me vdekje është ende në fuqi, skuadrat e pushkatimit ekzekutojnë rreth 100 të dënuar me vdekje në vit.

(albanews.gr)





No comments:

Post a Comment