Edhe futbollistët bëhen pjesë e revolucionit në Libi

Regjimi i Muamar Gadafit ka marrë një tjetër goditje, pasi disa prej futbollistëve më të mirë në Libi, kanë vendosur që t’i bashkohen revolucionit. BBC thotë se janë plot 17 futbollistë që janë bashkuar me rebelët, mes të cilëve edhe portieri i kombëtares, Juma Gtat, si dhe Adel bin Issa, trajneri i klubit kryesor të futbollit në Tripoli, al Ahly.

Ky gjest konsiderohet një grusht i fuqishëm propagandistik për Muamar Gedafin, që deri tani i ka rezistuar çdo lloj presioni politik apo ushtarak për të braktisur pushtetin.

Yjet e sportit, thotë BBC, padyshim që do të ndikojnë në betejën për opinionin publik. Por, kryengritësve ende u duhet të shënojnë disa fitore të rëndësishme ushtarake, nëse duan të bëjnë përpara.

(gazetatema.net)




No comments:

Post a Comment