Vendimi i Kolegjit, Gjiknuri: Shkelje të rënda

TIRANË- Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka analizuar sot vendimin e zbardhur të Kolegjit Zgjedhor, që la në fuqi vendimin e KQZ për numërimin e votave të hedhur në kutitë e gabuara. Gjatë një konference për shtyp nga selia rozë, Gjiknuri ka deklaruar prerë se Kolegji ka zbatur keq ligjin kur ka bërë interpretimin e vendimarrjes dhe kjo pasqyrohet në disa pika të dhëna si argumentim.

“Mënyra se si është reflektuar ku vendim ka shkelu parimet e rëndësishme që duhet të ndjekë gjykata në përpilimin e një vendimi gjyqësor. Kjo ngre pikëpyetje të mëdha për të gjithë”- ka thënë ai, duke u ndalur në faqen 11 dhe 18 të vendimit të zbardhur të Kolegjit Zgjedhor.

Sipas tij, vonesa e zbardhjes së vendimit është e paarsyetuar dhe asnjë justifikim ligjor nuk mund ta justifikojë.

“Në faqen 11 merret e mirqënë se KQZ ka vendosur të kqyrë të gjitha fletet, ndërkohë si nga procesverbali i seancës gjyqësore, KQZ ka hetuar vetëm 117 kuti. Ajo që thuhet në vendim nuk është e vërtetë, ka mbi 2 mijë kuti dhe u hetuan vetëm 117, në arsyetimin del se KQZ ka kqyrur të gjitha. Ky vlerësim është lapsus ose lë shteg për keqinterpretim, ose prezantim i rremë faktesh”- tha ai.

Duke u ndalur në faqen 18 të vendimit, Gjiknuri ka deklaruar se i bëhet referencë nenit 45 të kushtetutës, se ky nen na përcakton detyrimin kushtetues për vlerësimin e votës që lejon KQZ të vlerësoj dhe numërojë. “Kjo është lajthitje me ose pa dashje. Në kushtetutë nuk përcaktohet detyrimi i KQZ për të numëruar cdo votë. Ligji zgjedhor mishëron parimet e kushtetutës. Shqetësuese se si një arsyetim politik i përdorur nga PD për të nuëmruar cdo votë gjen vend ne arsyetimin e Kolegjit, pasi nuk ka asgjë të bëjë me nenin 45 kushtetutes”- tha 
ai.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment