Vendi në terr për katër ditë

CEZ Shpërndarje ka njoftuar se duke filluar nga data 20 qershor deri më datë 24 qershor, do të kryej disa punime riparuese në rrjetin e shpërndarjes. Si pasojë e këtyre punimeve të nevojshme për përmirësimin e rrjetit, disa zona në Shqipëri do të jenë pa energji elektrike.
Kështu, duke iu referuar tabelës së ndërprerjeve; Bashkia Rrogozhinë, Komuna Luz dhe Gosë do të ketë ndërprerje nga data 20 deri në 24 qershor në orët 09:00-15:00 (stakime të alternuara), Bashkia Kamëz, Bashkia Vorë, komuna Kashar

20-24/06/2011 ora 09:00-15:00 (stakime të alternuara), Bashkia Bilisht dhe rrethinat

Do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në datat 20-24/06/2011, ora 09:00-15:00 (stakime të alternuara). CEZ Shpërndarje ka njoftuar gjithashtu se më datë 20 dhe 21 qershor Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) do të kryej disa punime në linjën 220-15 kv, dhe për arsye sigurie CEZ Shpërndarje është e detyruar të kryej stakime në nënstacionin Shijak dhe nënstacionin Sallmone. Për këtë arsye, në 20 dhe 21 qershor, nga ora 08:00 deri më 17:00 do të jenë pa energji elektrike zonat: Bashkia Manzë, Kogjas fushë, Rada, Gjiri i Lalzit, Ishëm, Komuna Maminas, si edhe do të ketë ndërprerje të alternuara për: Prezën, Gërdecin, Marikaj dhe Gjokaj. CEZ Shpërndarje ka theksuar se këto remonte janë të nevojshme për përmirësimin e rrjetit.



(www.mapo.al)

No comments:

Post a Comment