Van Persie: Anglezët preferojnë klubet e natës

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie ka kritikuar disa prej futbollistëve anglezë, që ndjekin klubet e natës deri në orët e hershme të mëngjesit. Ai beson se ata janë duke shkatërruar karrierat e tyre.

Van Persie, i cili e përfundoi sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë i Arsenalit me 22 gola në të gjitha garat, theksoi se është i befasuar nga sjellja e disa prej futbollistëve më të mirë në Angli.

"Kur shoh disa futbollistë anglezë, të cilët qëndrojnë jashtë deri në tre të mëngjesit, atëherë jam i bindur se ata do të marrin fund në moshën 33 vjeç", tha Van Persie për të përditshmen angleze "The Sun". 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment