Valdes: Barca e gatshme për një sezon të vështirë

Portieri i Barclonës, Victor Valdes ka thënë se klubi i tij do të jetë i gatshëm për një sezon tepër të vështirë që është duke e pritur atë.

“Unë nuk dua të bisedoj rreth Real Madridit. Unë dua të bisedoj vetëm për Barcelonën. Ne e dimë se na pret edhe një sezon i vështirë dhe tepër i gjatë, por ne do të jemi të gatshëm për të”.

“Njerëzit e dinë filozofinë time. Për mua futbolli është të kesh topin dhe të fitosh lojën. Synimi im kryesor është të mos pranoj gola”, tha Valdes për El Periodico de Catalunya.




(wwwlajmesport.com)

No comments:

Post a Comment