Forlan, i lumtur në Atletico Madrid

Diego Forlan ka mohuar mundësinë e largimit të tij nga Atletico Madrid gjatë verës, edhe pse ka marrë një ofertë për transferim në Galatasaray.
Ylli uruguaian tashmë disa herë ka konfirmuar vendosmërinë e tij të mbetet në Atletico dhe sërish përsëriti qëndrimin e tij.

“E kam thënë edhe në të kaluarën dhe e përsëris se kam edhe dy vite në kontratën time me Atleticon dhe planifikoj ta respektoj atë, sepse jam shumë i lumtur në klub dhe në Madrid”, tha Forlan gjatë një konference për shtyp.

(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment