Vadisnin tokën,i zë korenti.Vdes gruaja,rëndë djali

Një grua humbi jetën nga kontakti me energjinë elektrike, ndërsa djali i saj 14 vjecar është në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarja ndodhi në fshatin Grabian të Lushnjes, teksa nënë e bir ishin duke vaditur tokën me pompë elektrike. Nuk dihet saktë se në cfarë rrethanash ata kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, e cila ka shkaktuar vdekjen në vend të gruas, por dyshimet e para flasin se kablli i pompeska qene i zhveshur.

Familjarët kanë marrë me urgjencë djalin, i cili jepte ende shenja jetë dhe ai është përcjellë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Viktima është identifikuar si Asime Dervishi, për të cilën ka qenë e kotë cdo lloj ndihme. Një grup ekspertësh kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment