Kina po ndërton teleskopin më të madh të radiove

Observatori Arecibo i Puerto Rikos nuk do të jetë më teleskopi më i madh i radiove në botë. Pas disa vitesh planifikim, Kina ka hapur rrugën për Teleskopin Sferik 500 metra (FAST), një kolektor masiv valësh radioje në formë tasi që do të jetë më i ndjeshmi në botë kur të hapet për punë në 2016.

Struktura e FAST-it ishte kontributi inxhinierik i Kinës ndaj Square Kilometer Array (SKA), iniciativa ndërkombëtare për ndërtuar një teleskop radioje me një sipërfaqe hapësire prej 1 km2. Ky projekt ka përparuar dhe tani po merr në konsideratë vendndodhje në Afrikën e Jugut dhe Australi ku do të integrohen teleskopë më të vegjël në një instrument grumbullimi. Por inxhinierët kinezë e dinin se një pasqyrë masive, e vetme si FASt-i ishte i i realizueshëm dhe në 2006 i dhanë projektit dritën jeshile, duke zgjedhur një pikë në natyrë në provincën Guizhoi në Kinën Jugore.

FAST duhet të jetë në gjendje të kap transmetime jashtë planetare në distanca më të mëdha se 1,000 vjet dritë.

Ndërtimi i teleskopit pritet të përfundojë në shtator të 2016. Realizimi i tij do të kushtojë më shumë se 102.3 milion dollarë.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment