UEFA:Caktohet fondi për Euro 2012

Fondi i përgjithshëm shpërblyes për kampionatin evropian që do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni do të jetë 196 milionë euro, që në krahasim me evropianin e kaluar më 2008 në Austri dhe Zvicër do të jetë më i lartë për 12 milionë.

Kjo është bërë e ditur të premten në takimin e Komisionit ekzekutiv të UEFA-s, në Nion.
Të gjitha 16 reprezentacionet do të marrin nga tetë milionë euro vetëm për pjesëmarrje në kampionat, kurse çdo fitore në grup do t’iu sjellë atyre nga një milion, derisa barazimet do të vlejnë gjysmë milion euro.
Fitorja në çerekfinale do të kushtojë dy milionë euro, derisa për arritje në gjysmëfinale ekipet do të shpërblehen edhe me nga tre milionë euro të tjerë, kurse titullit sjell 7,5 milionë euro.Nën kampioni i Evropës do të shpërblehet me 4,5 milionë euro. UEFA, po
ashtu ka bërë të ditur se ekipi i plasuar në vendin e tretë në secilin grup do të fitojë nga një milion euro.

(rtv21.tv)







No comments:

Post a Comment