Një hacker 18 vjeçar arrestohet për vjedhje të këngëve të Lady Gaga dhe Timberlake.

I riu gjerman Denis, i njohur edhe si DJ Stolen, është dënuar me 18 muaj burg pasi u kap që kishte vjedhur këngët nga yjet e famshme si Lady Gaga, Justin Timberlake, Leona Lewis, Maraja Keri dhe Kesha.Dënimi është për shkelje të drejtave autoriale dhe vjedhje të informacioneve personale, ku në periudhën prej 2009 e deri 2010 kishte depërtuar në kompjuterët e botuesve të yjeve dhe ju kishte vjedhur këngët e pa publikuar më parë, si dhe fotografi private nga Kesha, të cilët më pas i kishte shitur. Dj Stolen kishte përfituar rreth 15.000 €.

I riu, i cili si duket më parë kishte poseduar disa aftësi hackerimi, kishte përdorur  phishing imella, dhe Trojans për të mbledhur informacione dhe për ti vjedhur këngët. Ai u kap pasi disa nga shtëpitë botuese nga Anglia dhe Gjermania, kishin takuar se një pjesë nga këngët ende pa u publikuar, veç më ishin prezent në internet, dhe ishin të publikuara ilegalisht.

Gjat gjykimit, adoleshenti ka dërguar keqardhje për Lady Gagën duke thënë:

“E dashura Lady Gaga, ndihem i poshtërsuar nga ajo që kam bërë. Nuk mendova për pasojat.”

Sipas gjyqtarit gjerman, i riu më shum është udhëhequr nga “dëshira për famë, se sa që kishte qëllime kriminale.”

(itshqip.com)



No comments:

Post a Comment