Kroacia dënohet me 80 mijë euro.

Komiteti disiplinor i UEFA-s ka dënuar Federatën e Futbollit të Kroacisë me 80 mijë euro për shkak të trazirave që shkaktuan tifozët e saj, simboleve naziste dhe fishekzjarrëve në ndeshjen kualifikuese kundër Gjeorgjisë.
Në Kroaci ishte pritur dënim edhe më i lartë, kështu që dënimi i sotëm i UEFA-s nuk është dukur edhe aq i madh.
Po ashtu ishte pritur që Kroacia ndeshjen e radhës kundër Izraelit ta luajë pa praninë e shikuesve, por UEFA nuk vendosi një gjë të tillë./zoneelire.blogspot.com/







No comments:

Post a Comment