Turqi, aksident automobilistik me shumë të vdekur

Një autobus Tour i cili transportonte 43 pasagjerë u përplas mbi një tabelë dhe rrëshqiti nga rruga, u përmbys dhe u përfshi nga flakët në Kerasunda në Turqi. Në aksident humbën jetën të paktën 10 pasagjerë.

Shumica e të vdekurve u vranë për shkak të zjarrit që përfshiu autobusin. Rreth 20 njerëz pësuan djegie.

Autobusi ishte i linjës Stamboll – Trabzon. Autoritetet janë duke zhvilluar hetime për shkakun e saktë të aksidentit.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment