Jon Dahl Tomasson tërhiqet nga futbolli

Sulmuesi i Feyenoordit Jon Dahl Tomasson dhe ish-sulmuesi i Milanit ka njoftuar për largimin e tij nga futbolli në moshën 34 vjeç. Tomasson ka qenë një ndër lojtarët e pakët nordik qe ka shkëlqyer në Europë.

Por, ai tashmë ka paralajmëruar pas tërheqjes nga arena e futbollit ai do të ndjek rrugën e trajnerit dhe pikerisht në Hollandë tek ekipi i Excelsior Rotterdamit.

Ai nuk pendohet për tërheqjen nga futbolli pasi ka kaluar karrierë të suksesshme që filloi në Koge ne Danimarke e më pas vazhdoi në klube të njohura si Milan, Newcastle United, Feyenoord dhe Villarreal. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment