
Taulant Troplini dhe Tahir Belegu dolën para gjykatës penale të Tiranës për akuzen e tentativës për grabitje banke, por aq sa bashkë dukeshin të ishin në atë plan të dështuar, aq të përçarë ishin para gjykatës.
I pandehuri Belegu iu kërkoi gjykatësit Gerd Hoxha gjykim të shkurtuar duke pranuar aktet sikurse Prokuroria i ka depozituar për gjykim, çka do të thotë se ai e pranon akuzën.
Ndërkohë bashkëpunëtori i tij Troplini kërkon zhvillimin e proçesit normal.
Për këtë gjykata e ndau çështjen dhe dy të pandehurit dhe çështja do të zhvillohet në dy proçese veç e veç.
Por në fakt më herët vetë i pandehuri Tahir Belegu ka mbajtur një qendrim tjetër në gjykatë kur ndaj tij iu dha masa e sigurisë.
Ai i tha gjykatës në atë kohë se ishte një biznesmen dhe se punimet në dyqan po i bënte pasi aty do montohej një kasafortë, ku do ruheshin shuma të mëdha lekësh.
I pandehuri ka thënë se tuneli ishte hapur për të salduar një kasafortë duke justifikuar kështu të gjitha sendet e sekuestruara në vendngjarje nga policia.
Por tashmë që ndaj tij është pranuar gjykimi i shkurtuar kur të shpallet vendimi ai përfiton një të tretën e uljes së dënimit.
No comments:
Post a Comment