99 vjeçari martohet për herë të parë

Pas shumë kohësh kërkimi, duket se një 99 vjeçar ka gjetur më në fund shpirtin binjak.

Gilbert Herrick kohët e fundit është martuar për herë të parë në moshën 99 vjeçare.

Ai pa një pikturë që i bëri përshtypje dhe kështu deshi të njihej me artisten. Artisja ishte 86 vjeçarja Virginia Hartman.

Ata u njohën vitin e kaluar në një shtëpi për të moshuarit dhe kërkuan që të jetonin në një dhomë. Por, duke qenë se kjo nuk lejohej, ata vendosën që të martohen.

Çifti u martua në shtëpinë e të moshuarve të rrethuar nga familja, miqtë dhe stafi.

Sa për muajin e mjaltit çifti tha se kishte dëshirë të shkonte në Fixhi. 

(albeu.com)


No comments:

Post a Comment