Tritol urës në Fushë Krujë, nisin hetimet

FUSHË KRUJË- Një tjetër urë është hedhur në erë në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës dhe sipas policisë ka dëmtuar tërësisht urën që lidh fabrikën e Cimentos me fshatin Zallë.

Banorët e zonës të pyetur rreth ngjarjes kanë dëshmuar në polici se kanë dëgjuar shpërthim të fortë, e më pas kanë kuptuar se bëhet fjalë për urën. Një grup ekspertësh të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj dhe gjetjen e autorësisë.

Nga hetimet e para dyshohet se ura është hedhur në erë me një sasi tritoli. Nuk ka ende të dyshuar për tritolvënien, ndërkohë që policia po vijon hetimet. Për fat të keq ky nuk është rasti i parë i ngjarjeve të tilla në këtë zonë.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment