SHBA: Anketa e re, negative për presidentin Barak Obama

Një anketë e re e opinionit publik është negative për presidentin Barak Obama. Ajo tregon se amerikanët janë të pakënaqur për mënyrën e menaxhimit të ekonomisë nga Presidenti.

Anketa e Universitetit Quinnipiac tregon se shumica e amerikanëve – 58 përqind, nuk janë dakord me mënyrën sesi presidenti po i zgjidh çështjet ekonomike. Papunësia në shkallë vendi është më shumë se 9 përqind.

Anketa tregon gjithashtu një farë rënieje të popullaritetit të zotit Obama: 47 përqind miratojnë punën e bërë prej tij, nga 52 përqind që ishte muajin e kaluar. Presidenti pati një përmirësim të popullaritetit në muajin maj pas vrasjes së udhëheqësit të Al-Kaidës, Osama bin Laden nga komandot amerikane në Pakistan.

Shumë amerikanë shprehin zhgënjim me ekonominë ndërsa përpiqen të gjejnë punë dhe të paguajnë faturat.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment