Topi i shpreh ngushëllimet e tij Hungarisë për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Ferenc Madl

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi shprehu sot ngushëllimet e tij në Ambasadën e Republikës së Hungarisë në Shqipëri për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Hungarisë, Ferenc Madl.

Në librin e ngushëllimeve të hapur me këtë rast, Kryetari i Shtetit shqiptar shkruajti:

“Jam thellësisht i trishtuar për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Hungarisë, Madl. Më lejoni të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe të sinqerta për humbjen e tij edhe në emër të popullit shqiptar! Kujtimi i Presidentit Madl do të mbetet gjithnjë thellë në kujtesën e kolegëve të tij në mbarë botën si dhe në panteonin njerëzve më të shquar të Hungarisë.”

Në këtë vizitë, Presidenti Topi shoqërohej nga Shefi i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu dhe Këshilltari diplomatik, Çlirim Çepani.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment