Blogerja lesbike, simboli i revolucionit në Siri

Lesbikja Amina Abdallah Araf, është bërë këto kohë simboli i protestave në Siri, me anë të një blogu gay që ka hapur. Me anë të blogut të saj “A gay girl in Damascus”, ajo ka raportuar gjatë këtyre kohëve për atë që ndodh në Siri, duke u bërë një ndër të paktët zëra që tregon atë se çfarë ndodh realisht. Kjo ka sjella shqetësimin e autoriteteve siriane, që tashmë e kanë arrestuar dhe fati i saj nuk dihet.

33-vjeçare, besimtare myslimane, e rritur mes Amerikës, nga ka mamanë dhe Sirisë, nga ka babanë, ajo krijoi blogun e saj në shkurt, ku fillimisht botonte poezi erotike.

Por, pas nisjes së demonstratave, ajo e ktheu blogun në një faqe që raportonte për atë se çfarë ndodh në Siri.

“Ben Ali iku, Mubarak gjithashtu, por edhe Saleh. Tashmë është radha e Assad, të cilit nuk i ka mbetur shumë kohë”, shkruante në blogun e saj të dielën 33-vjeçarja. Më pas ajo vazhdonte: “Sot mund të jetë dita ime e fundit, por edhe dita ime e parë në një Siri tjetër”. Të nesërmen ajo u rrëmbye dhe tashmë nuk dihet asgjë për fatin e saj.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment