Ariu bën një zhytje në pishinë

Një grua në Florida tha se ajo nuk ishte e befasuar nga një ari në oborrin e saj - por ajo nuk e priste që ariu të zhytej në "mini-pishinë". Jenny Sue Rhoades ishte duke parë një program televiziv, kur vuri re një ari që po lëvizte në oborrin e shtëpisë së saj.

Ajo ishte mësur të shihte arinj, pasi jeton afër Parkut Shtetëror Wekiva Springs.

Në fillim ariu zhyti gojën e tij, pastaj putrën dhe më në fund u hodh i tëri në pishinë.

"Mendoj se kishte të nxehtë dhe etje. Dukej sikur ai e dinte se çfarë po bënte. Ai duhet të ketë qënë më përpara në një pishinë. Nuk kam dyshime për këtë " tha Rhoades.

Autoritetet i thanë zonjës të jetë e kujdesshme pasi ka mundësi që pas një jave ariu të kthehet përsëri. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment