Tirana pa kuptim e dy artistëve zvicerianë

Fotografitë janë realizuar në vende kryesore në Tiranë dhe reflektojnë ndryshimet politike dhe dinamikat sociale të zhvilluara gjatë muajit të fundit në qytet. Artistët dhe studentët kanë krijuar një seri fotografish të asociuara si metafora të kësaj situate. Ata përpiqen të ofrojnë një situatë të pasqyruar të realitetit të cilin jetojmë dhe që të gjithë ne jemi pjesë e këtij realiteti.

Ekspozita “Pipifax for Tirana / Përtej pasqyrës, dhe çfarë gjetëm aty”, që sjell imazhe nga Tirana u hap dje në Qendrën e Artit Bashkëkohor në kuadër të projektit “Artistë në Rezidencë”, të mbështetur nga ProHelvetiam, organizuar nga Tirana Art Lab, me pjesëmarrjen e Haus am Gern, të përfaqësuar nga artistët zviceranë Rudolf Steiner dhe Barbara Meyer Cesta. PIPIFAX do të thotë “pa kuptim” dhe është një fjalë me origjinë hebraishteje. 

Haus am Gern e marrin këtë term dhe e transformojnë në një pikë të rëndësishme reference për projektin e tyre artistik. PIPIFAX simbolizon mungesën e domethënies, të qenit pa kuptim, dhe në të njëjtën kohë ai mund të ndryshojë kuptimin e tij origjinal nëse përpiqemi ta kthejmë ose përkthejmë atë. Koncepti i kthimit mbrapsht luan një rol kryesor në realizimin e punëve të ekspozitës. 

Ndërsa pjesa e dytë e titullit të ekspozitës ”Përtej pasqyrës dhe çfarë gjetëm aty”, i referohet librit të shkruar nga Leëis Caroll në vitin 1871. Libri vazhdon aventurat e Lizës në Botën e Çudirave. Nëse shikoni imazhet e fotografuara nga Barbara dhe Rudolf, në pamje të parë ato do të duken krejt normale. Të 13 imazhet në ekspozitë janë të pasqyruara dhe të kthyera në anë të kundërt. 

Do të shikoni menjëherë që disa nga personazhet në fotografi mbajnë tabela, të cilat nuk janë asgjë më shumë se elemente të cilat ne i shikojmë çdo ditë në qytet. Këto elemente përfshijnë orën te Kulla e Sahatit, apo simbolin e Stacionit të Trenit, ose emrat e bareve dhe të hoteleve. Një element i përbashkët i përsëritur në të gjitha fotografitë është flamuri shqiptar. Në disa prej fotove njerëzit ose kanë veshur bluzë me flamurin shqiptar ose qëndrojnë përballë ish-Kombinatit të Tekstilit të Tiranës, duke e mbajtur flamurin në prehër. Ndërkohë, xhamia në “Sheshin Skënderbej” dhe institucionet publike janë të vendosur në krahë të kundërt. E njëjta gjë vlen edhe për pallatin me shigjeta në Tiranën e Re, që shënon në krahun e kundërt në drejtim të qendrës së qytetit. Shqiponja e zezë me dy koka, simboli i flamurit kombëtar, është i vetmi element që nuk ndryshon edhe pse fotot janë të pasqyruara mbrapsht. 

Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë fotografike janë: Matilda Odobashi, Bashkim Kupi, Demir Kurti, Olta & Redi Saliasi, Mustafa Kacurri, Marlo Ndoci, Sead Kazanxhiu, Flugers Beci, Albi Azuni, Doris Beci, Rigels Dyrmishi, Alson Dyrmishi, Redi Qondraj, Kristofer Ndreko, Miletovon Ndreko, Dejvi Muçaj , Ernard Dyli, Armando Qoshku, Florjan Fejzollari, Armando Qoshku, Elvisa Plloçi, Olsi Odobashi, Jovana Muka, Brikena Lila, Arjola Oshafi, Bud Spender, Terence Hill, Amanda Hyseni, Ernard Dyli, Marvina Çela, Alketa Ramaj, Ilir Kaso, Andri Ibrahimaj, Klajdi Kruja, Rubin Beqo, Edmond Ramushi.

(www.mapo.al)

No comments:

Post a Comment